Arrestohen dy persona që dyshohen se pranuan një shumë të parave në emër të zyrtarëve të një ministrie të Kosovës

Janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen se të njëjtit kanë pranuar një shumë të parave në emër të zyrtarëve të një ministrie të Kosovës, me premtimin se do të ushtrojnë ndikimin për futjen e dy aplikuesve për grante në listën e përfituesve në atë ministri

Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Sektori i Hetimeve të Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Speciale të  Kosovës, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të hënën e 16 janarit.

Tutje njoftohet se zbatimi i urdheresës ishte nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ”Ushtrim i ndikimit” neni 424 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me ç ‘rast dy persona të dyshuar janë arrestuar.

“Dyshohet se të njëjtit kanë pranuar një shumë të parave në emër të zyrtarëve të një ministrie të RKS-së, me premtimin se do të ushtrojnë ndikimin për futjen e dy aplikuesve për grante në listën e përfituesve në atë ministri”, thuhet në njoftim.

Mes tjerash në njoftim thuhet se lidhur me rastin dy personat e dyshuar janë arrestuar në flagrancë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të lartcekur, përderisa të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren me autorizimin e prokurorit kompetent.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika