Dy persona janë arrestuar në mëngjesin e kësaj të mërkure, të njëjtit dyshohet se të njëjtit kanë kryer vepra penale të cilat ndërlidhen me terrorizëm.

Të dy kishin shfrytëzuar rrjetet sociale për shpërndarjen e propagandës dhe thirrjeve për nxitje të përçarjes e mosdurimit.

Kallxo.com raportoi se njëri nga të arrestuarit ka dy vëllezër të vrarë në konfliktin në Siri.

Prokuroria Speciale në një përgjigje për televizionin tha se arrestimet janë raste të ndara të realizuara në Fushë Kosovë e Malishevë.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. Mund të konfirmojmë se rastet janë të ndara dhe se prokurori i çështjes, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë”.

Nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thonë që këto raste janë të izoluara dhe nuk përbëjnë rrezik të përgjithshëm, veçse nuk duhet të injorohen nga organet e rendit.

“Një individ po arrin të bëjë dëme të mjaftueshme, qoftë në mënyra të ndryshme siç janë sulmet terroriste, atëherë institucionet është e nevojshme që t’i identifikojnë herët personat që kanë prirje për ide të tilla, të merren me ta”, ka thënë Mentor Vrajolli, drejtor në QKSS.

Vrajolli shton se Bashkësia Islame në Kosovë është duke bërë një punë të mirë së bashku me institucionet e sigurisë, sa i përket  parandalimit të shtrirjes së ideve radikale nga individ të caktuar.

Ndërkaq, ish nën-koloneli i Policisë së Kosovës Refki Morina thotë që puna e policisë nuk duhet të ndalët në këtë drejtim.

Të njëjtit thotë që rrallë herë bindjet e tyre i krijojnë vet, dhe është e rëndësishme të zbulohet ndikimi tek ta.

“Prokuroria përkatëse besoj që i heton dhe i mbanë nën kontroll dhe i përcjell për punën dhe veprimtarinë e tyre, dhe nëse ka dëshmi dhe argumente të mjafuteshme si të dyshuar ata mund të arrestohen”, ka thënë Morina.

Morina shton se ligjëratat sikurse në media, shkolla por edhe institucione fetare duhet të jenë shumë më të pranishme lidhur me këtë fenomen.