Policia e rajonit të Prishtinës, përmes një operacioni të befasishëm, i ka arrestuar dy persona të cilët deri në ditën e djeshme ishin në arrati.

“B. M, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas arrestimit nga ana e policisë u dërgua në vuajtje të dënimit prej 160 ditësh, si dhe B. N, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas arrestimit nga ana e policisë u dërgua në vuajtje të dënimit prej 25 ditësh”, thuhet në njoftim.