Arrestohen dy persona të dyshuar në Gjakovë dhe konfiskohen 5 kg substancë narkotike

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 të KPRK-së

Policia e Kosovës (ilustrim)

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarit me iniciale F.B dhe J.D, të dyshuar për kryerjen e veprës penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 të KPRK-së.

“Të pandehurit F.B dhe J.D, në bashkëkryerje pa autorizim dhe me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes transportojnë, substance apo preparate, të cilat janë të shpallura me ligj si narkotikë, substance analoge, në atë mënyrë që të pandehurit me veturën e tipit Mercedes Benz me tabela të Republikës së Shqipërisë, janë nisur në drejtim të Kosovës, ku në hyrje të qytetit në lagjen ‘Brekoc’ është ndaluar vetura e të dyshuarve nga ana e zyrtarëve policorë dhe pas kontrollit janë gjetur dhjetë (10) qese najloni të mbushura me substance narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuana në peshë prej 5 kg e 686 gramësh, e cila është sekuestruar nga zyrtarët policorë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Më tej, në njoftim thuhet se me urdhër të prokurorit të pandehurit janë ndaluar për 48 orë, dhe brenda afatit të paraparë ligjor është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurve të lartcekur, për shkak të veprës penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge në bashkëkryerje nga neni 267 par.2, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika