Arrestohen dy persona të dyshuar për shitblerje të substancave narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë, të cilët dyshohen se kanë sjellë në Kosovë një sasi të narkotikëve me qëllim të shitblerjes së tyre

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Shitblerje të narkotikëve”.

Këta persona dyshohet se kanë hyrë nga Shqipëria në Kosovë dhe se kanë sjellë një sasi të narkotikëve, me qëllim të shitblerjes së tyre.

Në njoftimin e policisë thuhet se ata kanë qenë në një veturë me targa të Shqipërisë, ku edhe janë ndaluar nga hetuesit policorë dhe gjatë kontrollit fizik te personi i parë i dyshuar S. Ç. (1966), shtetas i Shqipërisë, janë gjetur dhe janë sekuestruar dy pako të vogla me heroinë me peshë prej 21 gramësh dhe një pako me kokainë me peshë prej 36 gramësh, 100 euro, si dhe një telefon celular.

“Është identifikuar edhe banesa e të dyshuarit të dytë, S. U. (1969), shtetas i Shqipërisë, ku në konsultim me prokurorin e Shtetit është bastisur – kontrolluar banesa e tij, nën dyshimin e bazuar në lidhje me veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotrope’, vepër kjo e sanksionuar me nenin 267 të KPRK-së. Gjatë bastisjes në banesën e tij, në cilësi të provës materiale, është gjetur dhe është sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë prej 61 gramëve si dhe një peshore digjitale”, thuhet në njoftim.

Image preview

Tutje, thuhet se po ashtu tek i dyshuari i dytë janë gjetur dhe janë sekuestruar edhe 3 telefona celularë si dhe 150 euro, si dhe është sekuestruar vetura me targa të Shqipërisë.

“Sasia e përgjithshme e sekuestruar e narkotikëve është 82 gramë heroinë në vlerë të tregut prej 1640 euro si dhe 36 gramë kokainë në vlerë të tregut prej 3600 euro”.

Po ashtu, bashkë me të dyshuarit ishte edhe një person tjetër V. P. (1987), i cili ka rezultuar që ka urdhërarrest aktiv për vuajtje të dënimit prej 1 viti e 8 muaj, i cili i është dorëzuar stacionit policor Jugu në Prishtinë për procedurë të mëtejme.

Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit nga Drejtoria e Forenzikës, të cilët kanë bërë evidentimin, paketimin e dëshmive në vend të ngjarjes, e po ashtu është bërë kontroll edhe nga Njësia K9.

“Të dy të dyshuarit janë shoqëruar dhe janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Në konsultim me prokurorin kujdestar, pas intervistimit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë”, thuhet tutje.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika