Policia e Kosovës, i ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e cila ka ndodhur me 26 mars të këtij viti, në fshatin Dumnicë të Podujevës.

Sipas njoftimit, personat e arrestuar që dyshohen për këtë vrasje janë:

B.S, mashkull 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe  I.S, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas intervistimit sipas njoftimit të policisë, me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, “ndërkohë që hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme para se rasti të procedohet tutje”.