Dy shtetas të Republikës së Kosovës janë arrestuar, pasi ishin në kërkim me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata kompetente.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se të dy kërkoheshin për veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë”.
“Në vijimësi të realizimit të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata, njësitet policore në Mitrovicë, në bazë të urdhëresave aktive kanë arrestuar dy persona të cilët ishin në kërkim me urdhëresë të lëshuara nga Gjykata kompetente. Dy personat e arrestuar shtetas të Republikës së Kosovës, kërkoheshin për veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë”, ku të njëjtit pas përfundimit të procedurave policore janë dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.
Siç thuhet në njoftim, pas përfundimit të procedurave policore, të dy janë dërguar në vuajtje të dënimit.