Arrestohen dy persona, u konfiskohen mbi 1700 euro të falsifikuara

Policia e Kosovës, i ka arrestuar dy persona nën dyshimet për falsifikim të parave. Në njoftim thuhet, se në automjetet e tyre, janë gjetur 1704 euro monedha metalike nga dy euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Ata janë ndaluar në rrugën magjistrale Prizren-Vërmicë ku janë kontrolluar dy automjete, me të cilat dyshohej se po bëhej shpërndarja e parasë së falsifikuar.

“Pas kontrollit të automjeteve, në automjetin e parë janë gjetur:

  • Monedha në sasi prej 850 x 2 = 1700 euro.

Ndërsa ne automjetin e dytë janë gjetur:

  • Monedha në sasi prej 2 X 2=4 4uro
  • Një kallëp metalik rrethor i zbrazët i monedhës metalike dy euro (shabllon),
  • Pesë copa te vogla metalike rrethore të monedhës dy euro (shabllone) dhe
  • Katër telefona mobil”, thuhet në njoftim.

No photo description available.

Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar dy shtëpi, pronë e të dyshuarve: B.D. dhe T.K., të njëjtit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës.  Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika