Arrestohen dy qytetarë dhe një polic për sulm në Prizren
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka njoftuar se janë arrestuar dy qytetarë dhe një polic jashtë detyrës, pas një përleshjeje fizike në rrugën “Transiti i Vjetër” në Prizren. Sipas njoftimit, incidenti filloi si një debat verbal që u kthye në dhunë, ku disa persona pësuan lëndime trupore. Të tre të arrestuarit, dy qytetarë dhe policia […]
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka njoftuar se janë arrestuar dy qytetarë dhe një polic jashtë detyrës, pas një përleshjeje fizike në rrugën “Transiti i Vjetër” në Prizren.
Sipas njoftimit, incidenti filloi si një debat verbal që u kthye në dhunë, ku disa persona pësuan lëndime trupore.
Të tre të arrestuarit, dy qytetarë dhe policia jashtë detyrës (i cili tashmë ishte i suspenduar për një rast tjetër), janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit në Prizren, si të dyshuar për veprën penale “Sulm” sipas Kodit Penal të Kosovës.
“Si të dyshuar të përfshirë në këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar (dy qytetarë dhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare dhe tashmë i suspenduar për një rast tjetër). Me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prizren të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si të dyshuar për veprën penale “Sulm” nga neni 184, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar IPK-ja.















