Dy serbë janë arrestuar sot në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.

Këtë e ka konfirmuar për media, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

“Njëri nga të arrestuarit nuk i ka kryer ditët e burgut dhe është dërguar sërish për 12 ditë në burg, ndërsa tjetri është duke u intervistuar nga krimet e rënda”, ka deklaruar Elshani.