Arrestohen dy shqiptarë në Ferizaj, dyshohet se ishin spiunë të BIA-s serbe

Dy kosovarë me nacionalitet shqiptarë, të dy nga Ferizaj, B.Sh dhe M.Q, janë arrestuar mbi dyshimet se kryenin spiunazh për shërbim sekret të Serbisë, BIA-n. Dy të arrestuarit, njëri prej të cilëve ishte punonjës i Doganës së Kosovës, qe një kohë të gjatë kanë qenë nën vëzhgim të AKI-së

Policia e Kosovës - foto ilustrim.

Në këtë rrugë përpos Policisë së Kosovës për muaj e ndoshta ndër vite, mund të kenë qarkulluar e të kenë vëzhguar agjentë të AKI-së.

Misioni i tyre ishte ta përcjellin e të grumbullojnë informacione për një kosovar me nacionalitet shqiptar, që dyshohet se punon si spiun i shërbimit sekret të Serbisë, BIA-s.

Në të njëjtin qytet si spiun i po të njëjtit shtet, dyshohet se punonte edhe një shqiptar tjetër.

Puna për BIA-n e Serbisë, spiunëve të dyshuar, B.Sh dhe M.Q, iu është ndërprerë sot, jo me dëshirën e tyre, por me prangat e Policisë së Kosovës.

“” Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi Kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”.

Ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, puna në terren ka vazhduar.

Në orët e mëngjesit dhjetëra pjesëtarë të Policisë së Kosovës kryen bastisje në njërën nga shtëpitë këtu në rrugën Gjon Serreqi në Ferizaj.

Përpos në këtë vend Policia e Kosovës në të njëjtën kohë kreu bastisje edhe në një shtëpi tjetër që gjindet pak kilometra tutje. Këto dy lokacione dyshohet se ndërlidhen me dy të dyshuarit të arrestuar për spiunazh.

RTV Dukagjini nga burimet e tij ka mësuar se i arrestuari B.SH, ishte punonjës i Doganës së Kosovës. Kjo është konfirmuar edhe nga vet ky insitucion, të cilët kanë treguar se të arrestuarin për spiunazh për Serbinë, e kishin pushuar nga puna në vitin 2004, për shkak të shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes së Doganës së Kosovës, lidhur me komunikimet e paautorizuara me mjetet e informimit masiv.

Neni 124 i Kodit Penal për spinuazh parasheh dënime nga 5 deri në 12 vjet burgim.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika