Arrestohen dy shqiptarë në Irlandë, iu sekuestruan 60 kg kokainë

Të dielën dolën para trupit gjykues dy shqiptarë dhe një romun, pasi ata akuzohen në lidhje me sekuestrimin e 60 kg kokainë, me vlerë 4 milionë euro në Cork të Irlandës

(Foto Sunday World)

Dy shqiptarë dhe një romun kanë dalur para trupit gjykues të dielën. Ata u arrestuan fundjavën e kaluar nën akuzat në lidhje me sekuestrimin e 60 kg kokainë me vlerë 4 milionë euro.

Të akuzuarit janë G.D, D.D dhe D.A shkruan Sunday World.

39 vjeçarit G.D I është caktuar masa e paraburgimit deri në paraqitjen e radhës para gjykatës me 14 gusht.

I akuzuari G.D është akuzuar nga detektivi Garda Gavin Curran, në stacionin Togher Garda në qytetin Cork, njëkohësisht ka dhënë dëshmi kundër shtetasit shqiptar. Kurse I akuzuari nuk ka folur në seancën e mbajtur të dielën.

Det Garda Val Russell, është ai i cili dha dëshmi për arrestimin e romunit D.A. Ai është denoncuar një javë më parë në stacionin Gurranabraher Garda në Cork.

Collins Daly mbrojtësi i të akuzuarit D.D ka thënë se klienti i tij kishte mbërritur në Irlandë vetëm katër javë më parë dhe banonte me vëllain e tij G.D. Edhe ky u la në paraburgim me mundësi të paraqitet në gjykatë me 14 gusht, me video-lidhje.

Sekuestrimi i drogës ndodhi pas një operacioni të udhëhequr nga inteligjenca që synonte persona të dyshuar për përfshirje në krimin e organizuar, një operacion i përbashkët u krye nga Byroja Kombëtare e Drogave dhe Krimit të Organizuar Garda dhe personeli pranë Shërbimit Doganor të të Ardhurave.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika