Arrestohen dy shtetas të huaj për kultivim të drogës në Prishtinë

Policia e Kosovës, ka arrestuar dy persona të cilët kanë kultivuar dhe mirëmbajtur substanca narkotike në një laborator droge në një fshat të Prishtinës

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën, dy persona shtetas të huaj, nën dyshimin se ishin të përfshirë si ekspert të kultivimit dhe mirëmbajtje së substancave narkotike në një laborator droge, i cili ishte zbuluar dhe shkatërruar nga Policia e Kosovës në muajin dhjetor të vitit të kaluar në një fshat të Prishtinës.

Lajmin për RTV Dukagjini e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Ju konfirmoj se në kuadër të angazhimeve policore në luftën kundër parandalimit dhe luftimit të abuzimit, kultivimit apo trafikimit me droga, dje me datë 29.04.2022, antidroga e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kosovës, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj shtetas të huaj, të cilët ndodheshin në kërkim policor nën dyshimin se ishin të përfshirë si ekspert të kultivimit dhe mirëmbajtjes së substancave narkotike në një laborator droge, i cili ishte zbuluar dhe shkatërruar nga Policia e Kosovës në muajin dhjetor te vitit të kaluar në një fshat të Prishtinës”, ka thënë Hoxha.

Sipas Hoxhës, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, gjithashtu është njoftuar edhe Zyra Ndërlidhëse për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika