Arrestohen dy shtetas të Serbisë në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit
Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar të hënën pasdite në fshatin Vraçevë të Leposaviqit, nën dyshimin për kalim ilegal të kufirit. Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 17:30 të dyshuarit kanë hyrë në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale, duke shmangur pikat zyrtare kufitare. Pas arrestimit, ata janë shoqëruar në stacion policor për intervistim. Me […]
Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar të hënën pasdite në fshatin Vraçevë të Leposaviqit, nën dyshimin për kalim ilegal të kufirit.
Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 17:30 të dyshuarit kanë hyrë në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale, duke shmangur pikat zyrtare kufitare.
Pas arrestimit, ata janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.















