Arrestohen dy të dyshuar, iu konfiskohen mbi 10 kg marihuanë

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Janë arrestuar dy të dyshuarit O. F, kosovar, dhe A.U, shtetas turk, pasi iu konfiskuan mbi 10 kilogramë substance narkotike e llojit marihuana.

Me anë të një komunikate, Policia e Kosovës bën të ditur se ka kryer kontrolle në dy lokacione në Prizren, me ç’rast është gjetur edhe sasia e lartcekur e marihuanës. Sipas njoftimit, sasia e gjetur në treg kap vlerën përafërsisht 36,500 euro.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetim e Trafikimit me Narkotikë-Sektori Qendror, pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit në Prizren, më 10.06.2023, rreth orës 11:00, kanë realizuar operacioni policor i koduar ‘Vera’, me qëllim të gjetjes dhe konfiskimit të lëndëve narkotike dhe arrestimit të personave të përfshirë në veprimtari penale. Policia ka kryer kontrolle në dy lokacione në Prizren, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 10 kg e 414 gr, dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë. Dyshohet se marihuana ishte e destinuar për tregun ndërkombëtar (Turqi) dhe në treg kap vlerën përafërsisht 36 500 euro. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe prova tjera që lidhen me rasti. Po ashtu janë arrestuar dy të dyshuar: O.F., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1976) dhe A.U., (mashkull shtetas i Turqisë, viti i lindjes 1970)”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se policia ka intervistuar të dyshuarit dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Atyre u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika