Dy persona janë arrestuar të hënën në Prizren nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.
Sipas Policisë, ata kishin postuar video në rrjetet sociale ku shiheshin duke shtënë me armë zjarri.
Gjatë kontrollit në banesat e tyre është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatike me kalibër të panjohur.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
