Arrestohen dy të dyshuar për disa vjedhje të rënda e vjedhje në Drenas, e një i mitur në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona, ku njëri prej tyre i moshës së mitur për kryerjen e veprave penale si vjedhje dhe vjedhje e rëndë. Në njoftim thuhet se dy personat e dyshuar me iniciale E.J, 18 vjeç dhe E.F 17 kanë kryer së paku shtatë raste të vjedhjeve të rënda dhe vjedhje. Ndërsa personi tjetër është arrestuar në Mitrovicë, dhe për kryerjen e veprës tjetër.

“Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka intensifikuar ndërmarrjen e masave policore, operative e hetimore për parandalimin dhe zbulimin e veprave penale si dhe goditjen e individëve dhe grupeve kriminale. Fokus të veçantë ka marrë organizimi i punës policore për zbardhjen e veprave kriminale të vjedhjeve të rënda dhe vjedhjeve, identifikimi si dhe arrestimi i të dyshuarve të implikuar në veprat e tilla.

Progresi i hetimit policor për këto raste ka rezultuar me ndërmarrjen e një operacioni nga ana hetuesve të Drenasit , të cilët kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në së paku shtatë raste të vjedhjeve të rënda dhe vjedhjeve. Raste këto të ndodhura kohëve të fundit në zonën e Drenasit.

Ndaj personave të dyshuar:

– E.J, mashkull, 18 vjeç dhe

– E.F, mashkull, 17 vjeç, me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërkohë që për të njejtat vepra është intervistuar edhe i dyshuari i tretë V.S, i mitur, i cili është arrestuar për një vepër tjetër në rajonin e Mitrovicës. Aktualisht po vazhdon puna hetimore për zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura për implikimin e të dyshuarve edhe në disa raste të tjera që po hetohen nga ana e policisë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika