Arrestohen dy të dyshuar për grabitje të armatosur në Kaçanik

Janë arrestuar dy të dyshuar në Kaçanik për grabitje të armatosur. Të arrestuarit janë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në hyrje të Kaçanikut në një pikë karburanti ka ndodhur një rast i grabitjes së armatosur.

Pasi Policia ka dalë në terren ka kuptuar që një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit me pushkë automatike, ka arritur të grabisë një shumë të caktuar të të hollave dhe të largohet në drejtim të panjohur.

“Në vendin e ngjarjes kanë arritur hetuesit dhe krimteknikët rajonal, të cilët nën autorizim të porkurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë filluar këçyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa në anën kanë nisur kërkimin e përsonit, apo personave të dyshuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Hetuesit rajonal kanë arritur të identifikojnë dy persona, të cilët dyshohet se kanë kryer grabitjen, ndërsa kanë bastisur dy lokacine të dy personave të dyshuar dhe aty kanë gjetur e më pas kanë konfiskuar: 3 armë të zjarrit, 2 pushkë automatike dhe një pistoletë, sasi e municionit, karikatorë, një radiolidhje, sasi e narkotikëve, një shufër metalelike, dorëza, maskë, telefona, me të cilat dyshohet se është kryer grabitja.

Dy të dyshuarit K.Ç ( M/K) i moshës 22 vjeçar dhe A.Ç ( M/K) i moshës 21 vjeçar janë arrestuar dhe shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues.

Me vendim të prokurorit të rastit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Grabitje dhe armëmbajtje pa leje”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika