Arrestohen dy të dyshuar për kultivim të drogës në Klinë, njëri prej tyre dyshohet se kërcënoi prokurorin e Pejës

Dy persona janë arrestuar në Pejë për kultivim të lëndëve narkotike, njëri prej tyre dyshohet se ka kërcënuar edhe prokurorin Ersan Qavolli, pas një operacioni policor që ka çuar në sekuestrimin e mbi një ton drogë në Klinë në muajin gusht

Ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në kultivimin e drogës që ishte kapur në një fshat të Klinës gjatë muajit gusht të këtij viti.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë për Dukagjinin se njëri prej të arrestuarve akuzohet gjithashtu për kërcënim ndaj prokurorit Ersan Qavolli, i cili ka udhëhequr hetimet në këtë rast.

Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë,  pas hetimeve intensive dhe bashkëpunimit me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), kanë arritur të arrestojnë dy persona të dyshuar, të cilët dyshohen në lidhje me kultivim të substancës narkotike që ishte kapur në një fshat të Klinës, në muajin gusht të këtij viti.

“Më 10 gusht të këtij viti, në një fshat të Klinës, lidhur me rastin që tashmë është koduar si “Mirusha”, ishin gjetur dhe asgjësuar mbi 900 bimë narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës i kishte shpallur në kërkim tre shtetas të Kosovës dhe dy shtetas të Shqipërisë si të dyshuar për plantacionin e kanabisit në Klinë.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika