Arrestohen dy të dyshuar për sulm ndaj policëve në Graqanicë

Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar në Graqanicë pasi i kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se kanë penguar dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Graqanicë.

Incidenti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:20, kur dy zyrtarët policorë ishin në detyrë në zonën e Graqanicës.

Si pasojë e sulmit të ndodhur, dy zyrtarët policorë janë plagosur dhe kanë pasur nevojë për tretman mjekësor të menjëhershëm.

Prokurori kujdestar ndaj të dyshuarve ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë, ndërsa ata janë nën mbikëqyrjen e njësitit policor kompetent dhe po ashtu, të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se i kanë penguar dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare, ku si pasojë dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar, i cili ndaj të dyshuarve ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe nën mbikëqyrjen e njësitit policor kompetent kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Rasti aktual ndodhet nën hetim, dhe autoritetet po punojnë për t’i zbardhur të gjitha detajet e ngjarjes.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika