Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rënda në Prishtinë
Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në Kryeqytet. Sipas njoftimi, personat e dyshuar janë identifikuar falë veprimeve operative dhe hetimore nga njësitet e stacionit Jugu dhe si rezultat i këtyre veprimeve, të dyshuarit janë ndaluar dhe arrestuar. Personat […]
Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në Kryeqytet.
Sipas njoftimi, personat e dyshuar janë identifikuar falë veprimeve operative dhe hetimore nga njësitet e stacionit Jugu dhe si rezultat i këtyre veprimeve, të dyshuarit janë ndaluar dhe arrestuar.
Personat e dyshuar janë: A.B., 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A.M., 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.















