Policia e Kosovës njofton se në Prizren, gjatë patrullimit, ka arrestuar në flagrancë dy të dyshuar, të cilët po bënin shitblerjen e substancave narkotike.

“Nga të njëjtit si prova materiale janë sekuestruar: 1.11 gram narkotikë të llojit kokainë, 275€ para, një motoçikletë dhe dy telefona mobil”, njofton policia.

Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar janë gjetur pesë tableta të llojit amfetaminë.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Ekrem Rexha, Prizren 11.08.2023-00:05. Policia gjatë patrullimit ka arrestuar në flagrancë dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët po bënin shitë-blerjen e substancave narkotike. Nga të njëjtit si prova materiale janë sekuestruar: 1.11 gram narkotikë të llojit kokainë, 275€ para, një motoçikletë dhe dy telefona mobil. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar janë gjetur pesë (5) tableta të llojit amfetaminë. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.