Arrestohen dy të dyshuar, rrëmbyen një burrë dhe e dërguan në Shqipëri

Një shtetas i Shqipërisë dhe një i Kosovës dyshohen për rrëmbimin e një burri në Prizren, të cilët më pas janë dorëzuar nga Policia e Shqipërisë tek autoritetet kosovare

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person ka raportuar se ishte rrëmbyer nga persona të tjerë dhe ishte dërguar në Shqipëri.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:15, në Prizren.

Po ashtu, thuhet se Policia e Shqipërisë kanë arritur të ndalin veturën e të dyshuarve dhe më pas ata i janë  dorëzuar Policisë së Kosovës.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar ishte rrëmbyer nga dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i R. Shqipërisë dhe tjetri shtetas i R. Kosovës dhe ishte dërguar në R. Shqipërisë. Policia e R. Shqipërisë  kanë arritur të ndalin veturën e të dyshuarve dhe më pas ata i janë  dorëzuar Policisë së Kosovës”, thuhet në raport.

Ndërsa siç bëhet e ditur viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika