Arrestohen dy të dyshuar, sekuestrohen rreth 100 kilogramë marihuanë në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar dhe ka sekuestruar rreth 100 kilogram marihuanë në kuadër të operacionit "Kalaja", i zhvilluar në Pejë dhe fshatra përreth

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, ka realizuar këtë të diel operacionin e koduar “Kalaja”, gjatë të cilit janë arrestuar dy persona të dyshuar, shtetas të Kosovës.

Operacioni, i zhvilluar në një qendër tregtare në rrugën magjistrale Pejë-Deçan, ka zbuluar rreth 100 kilogram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila u gjet në fshatin Raushiq.

Sasia përfshin bimë të kultivuara në oborrin e një ferme, me gjithsej 213 bimë.

“Pas kryerjes së arrestimeve është vazhduar me bastisje dhe deri në këtë fazë në fshatin Raushiq të Pejës janë gjetur rreth 100 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, sasi kjo në gjendje të ndryshme, disa prej tyre e gatshme dhe tjerat në formë të bimëve duke u terur e cila është sekuestruar. Bimët kanë qenë të kultivuara në oborrin e një fermë në afërsi të një shtëpie në fshatin Raushiq dhe sasia e tyre është 213 bimë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia vazhdoi me kontroll dhe bastisje edhe në fshatin Barilevë të Prishtinës, ku u gjet një sasi e vogël tjetër e substancës narkotike.

Po ashtu, janë sekuestruar katër vetura të dyshuara si mjete të veprës penale.

Prokurori kompetent dhe forenzika e PK-së janë në vendin e ngjarjes për procedura të mëtejshme, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet e antidrogës dhe Prokuroria Themelore në Pejë.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika