Arrestohen dy zyrtarë, dyshohet se mashtruan me një kontratë për ndërtimin e rrugës në një fshat të Suharekës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se arrestuar dy persona të dyshuar me inicialet E.SH. dhe B.K me dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare me qellim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo persona te tjerë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për shkak se dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorim dhe mashtrim me prokurim publik”.

Në njoftimin e policisë thuhet se dy të dyshuarit janë me inicialet, E.SH dhe B.K.

“Të njëjtit në cilësi të personave zyrtar kanë qenë të caktuar për menaxhim dhe mbikëqyrje të kontratës për ndërtimin e disa rrugëve në një fshat të komunës së Suharekës në vitin 2022, ku vlera e kësaj kontrate ka qenë dhjetëra mijë euro”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera thuhet se pas daljes së prokurorit në vendngjarje dhe ekspertëve kompetentë e verifikimit të gjendjes faktike si dhe intervistimit të dëshmitarëve, lidhur me ketë kontratë është konstatuar se e njëjta nuk është realizuar siç ka qenë e paraparë.

“Të dyshuarit kanë përpiluar procesverbale dhe situacione fiktive/rrejshme ku kanë konfirmuar kryerjen e punimeve sipas kontratës, ndërsa sipas gjendjes në teren kjo kontratë nuk është realizuar”, thuhet tutje.

Lidhur me rastin janë intervistuar të dyshuarit e lartcekur me iniciale në prezencë të avokatit mbrojtës, ku pas përfundimit, sigurimit të provave dhe dëshmive me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika