Arrestohen edhe dy persona në Banjskë
Në mbrëmjen e kësaj të hënëje janë arrestuar edhe dy persona në Banjskë të Zveçanit. Këtë për Portalin Dukagjiini e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani. Personat e arrestuar dyshohen për armëmbajtje pa leje. Elshani, ka bërë të ditur se do të hetohet nëse të arrestuarit kanë lidhje me sulmet […]
Në mbrëmjen e kësaj të hënëje janë arrestuar edhe dy persona në Banjskë të Zveçanit.
Këtë për Portalin Dukagjiini e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.
Personat e arrestuar dyshohen për armëmbajtje pa leje.
Elshani, ka bërë të ditur se do të hetohet nëse të arrestuarit kanë lidhje me sulmet ndaj Policisë së Kosovës të dielën.















