Arrestohen gjashtë persona në Lipjan

Gjashtë persona janë arrestuar gjatë ditës së hënë, me 28 nëntor nën dyshimin për vjedhje në vlerën e 150 mijë eurove, njofton Policia e Kosovës

Policia e Kosovës-Ilustrim

Policia e Kosovës(PK) ka njoftuar se të hënën(sot) e 28 nëntorit, njësitë policore të stacionit në Lipjan i kanë arrestuar gjashtë persona për vjedhje.

Sipas PK-së, personat e arrestuar dyshohet se një ditë më parë kishin kryer një vjedhje e cila konsiderohet të kapë vlerën e 150 mijë eurove, përcjell Portali Dukagjini.

Rasti ka ndodhë në Janjevë, saktësisht në një objekt (punëtori), ku të vjedhura janë raportuar gjësende që arrijnë vlerën rreth 150 mijë euro.

“Pjesë të makinave për përpunimin e plastikës, mjete të ndryshme të punës, 10 kallëp të metalit për përpunimin e plastikës, 8 ngrohëse që shërbejnë për shkrirjen e plastikës, 5 pompa të ujit, 1 trafo e rrymës/furnizues për makinën e shkrirjes së plastikës të cilat janë gjetë dhe sekuestruar nga ana e policisë” – thuhet në njoftimin e PK-së.

Tre nga personat e arrestuar pas përfundimit të procedurave janë dërguar në mbajtje ndërsa, tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të policisë.

“Tre nga personat e arrestuar, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetuesit me vendim të prokurorit, i kanë dorëzuar gjësendet e sekuestruara, pronarit legjitim.”

Policia e Kosovës, njoftimi në facebook

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika