Arrestohen gjashtë persona për përfshirje në rrahje
Gjashtë persona janë arrestuar të hënën në Prishtinë, pas dyshimeve se janë përfshirë në një përleshje fizike. Policia e Kosovës ka ndërmarrë këto masa pas marrjes së informacioneve se në një lokacion gjendej një veturë, në të cilën, dyshohet se ndodhej një armë zjarri. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë […]
Gjashtë persona janë arrestuar të hënën në Prishtinë, pas dyshimeve se janë përfshirë në një përleshje fizike.
Policia e Kosovës ka ndërmarrë këto masa pas marrjes së informacioneve se në një lokacion gjendej një veturë, në të cilën, dyshohet se ndodhej një armë zjarri.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë pasi kanë marrë lajmin dhe kanë mbërritur në vendngjarje për të ndërhyrë.
“Lidhur me rastin janë thirrur në asistencë edhe njësi të tjera për intervenim, ku si rezultat janë shoqëruar në stacion policor gjithsej 6 (gjashtë) persona të dyshuar, të cilët më pas janë intervistuar. Po ashtu, është bërë edhe kontrolli i veturës së dyshuar, me ç’rast është gjetur dhe është konfiskuar një armë zjarri, si dhe gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull kosovar, pronar i automjetit të lartcekur, është gjetur dhe është konfiskuar një thikë dhe një fishek”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kompetent, ku ndaj personave të dyshuar të lartcekur janë iniciuar rastet “lëndim i rëndë trupor” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ku katër nga gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.















