Arrestohen gjashtë persona për prostitucion
Janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për marrje me prostitucion, veprimtari të cilën ata e kanë pranuar gjatë intervistimit. Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se, rasti kishte ndodhur në qershor të këtij viti, në Prizren. “Prizren 26.06.2022 – 15:40. Janë arrestuar 6 (gjashtë) të dyshuar, meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë […]
Janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për marrje me prostitucion, veprimtari të cilën ata e kanë pranuar gjatë intervistimit.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se, rasti kishte ndodhur në qershor të këtij viti, në Prizren.
“Prizren 26.06.2022 – 15:40. Janë arrestuar 6 (gjashtë) të dyshuar, meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur, gjë të cilën, e kanë pranuar gjatë intervistimit. Me urdhër të gjyqtarit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.















