Arrestohen gjashtë të dyshuar për sulm ndaj policit në Pejë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë të dyshuar për sulmin ndaj një zyrtari policor në Pejë më 29 janar. 

Zyrtari policor, që ishte jashtë detyrës, kishte raportuar se derisa ishte në shoqërimin e një personi duke rregulluar automjetin është sulmuar nga të dyshuarit dhe se njëri prej tyre kishte shtënë me armë zjarri në vendin e ngjarjes. 

Në vendin e ngjarjes ishin gjetur disa gëzhoja e fishekë. Lidhur me rastin në ditën e incidentit ishte intervistuar viktima dhe një i dyshuar. Katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt. Një i dyshuar vazhdon të jetë në arrati. 

“Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime DRP Pejë, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, pas një pune intensive kanë arritur t’i identifikojnë dhe arrestojnë gjashtë (6) persona të dyshuar lidhur me këtë rast, nga të dyshuarit janë sekuestruar: një (1) armë (me mulli) dhe një (1) pistoletë (lodër në formë shkrepëse), ndërsa një (1) i dyshuar ende është në arrati. Pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, katër (4) nga tё dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndёrsa dy (2) nga ta janë liruar në procedurë te rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Të fundit nga rubrika