Arrestohen katër persona në Ferizaj – sekuestrohen armë, para, telefona dhe dëshmi të tjera

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit gjatë viteve 2021/2023, dyshohet se e kanë detyruar viktimën që t'i paguajë deri më tani para me fajde në vlerë prej 164 mijë e 500 eurosh

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Ferizaj, të dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Fajde” dhe “Detyrim”.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit gjatë viteve 2021/2023, dyshohet se e kanë detyruar viktimën që t’i paguajë deri më tani para me fajde në vlerë prej 164 mijë e 500 eurosh.

“Sot më datë 23.11.2023 me Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan – Departamenti për Krime të Renda, Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar nga Policia e Kosovës ka zhvilluar Operacionin Policor në katër (4) lokacione në Ferizaj ku janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar për Veprën Penale “Fajde” dhe “Detyrim””, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit në pronat e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar “dy armë (pistoleta), katër karikatorë, dy pushkë gjuetie, 95 fishekë, 5 telefona mobilë, dy mijë e 600 qind euro dhe shënime/evidenca, Kontrata dhe Marrëveshje që dyshohen se lidhen me Veprën Penale”.

Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dërgohen në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika