Janë arrestuar katër persona nën dyshimin për fajde, ndërsa, për Dukagjinin, detaje rreth këtij rasti ka dhënë prokuorori i rastit, Rasim Maloku.

Brenda objektit afarist në Podujevë dyshohet që është organizuar boxhoz i paligjshëm.

Prandaj, këtë mërkure ishte cak i një opoeracioni policior.

Por, pavarëisht se ky objekt gjendet në Podujevë, i gjithë operacioni është mbikëqyrur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Bastijsejt janë kryer nga efektiv policorë të  Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, ndërsa pos bixhozit të paligjshëm personat që ishin cak i këtij operacioni, dyshoehet se janë përfshirë edhe në veprën penale, fajde.

“Me vendim të Prokurorisë lidhur me këtë rast janë ndaluar katër persona të dyshuar me kohëzgjatje prej 48 orësh”.

Sipas Prokurorisë së Ferizajt arrestimet janë bërë në qytetin e Prishtinës dhe të Podujevës ku pos fajdes dyshohet që tw kenw kryer edhe veprwn penale Shmangia nga tatimi, Detyrimi dhe Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi te paligjshëm.

Prokurori i rastit, Rasim Maloku  ka folur për Dukagjinin,  i cili ka dhënë detaje rreth sekuestrimin të disa aparate të lojrave të fatit në Komunën e Fushë Kosovës.

“Lokacioni ka qenë në Fushë Kosovë me c’rast janë sekuestruar disa aparate të lojrave të fatit dhe disa kompjutera përmes të cilëve janë luajtur lojërat online. Konkretisht janë gjashtë aparate të lojrave të fatit dhe nentë kompjutera të cilët i kanë përdorur të pandehurit”, ka thënë Maloku.

Prokurori Maloku foli edhe për rastin specifik të fajdës.

Ai përmendi që të dyshuarit kishin detyruar një viktim të paguaj për një veturë.

“Gjithashtu janë sekuestruar edhe dy vetura që dyshohet që janë dobi pasurore të përfituara nga veprat penale dhe një veturë të cilën të pandehurit e ka marr si peng nga personat viktima në mënyrë që ta detyrojnë ti paguajnë shumën e parave që kanë marr në emër të fajdeve”, ka thënë Maloku.

Për këtë aksion dhe të tjerë të kryer gjatë ditës ka shkruar Ministri I Punëve të Brendshme, Xhelal Sveqla duke lavdëruar angazhimin e Departamentin e Hetimeve

Ky aksion është vazhdimësi e aksionit “Brezovica” ku para dy muaji  pas bastisjes së disa autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse ishin arrestuar 12 persona të dyshuar për fajde.