Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona për përfshirje në përleshje fizike.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave, në një shkollë në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në njoftim thuhet se në këtë rast është lënduar një person, të cilit I është dhënë trajtimi I nevojshëm mjekësorë.

“Nga ana e zyrtarëve policor, të stacionit jugu në Prishtinë, janë arrestuar katër persona të dyshuar (meshkuj të mitur), të cilët pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor.