Arrestohen katër persona për “vjedhje të rëndë” në Mitrovicë, sekuestrohen qindra cigare elektronike

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona të dyshuar për “vjedhje të rëndë”.

Sipas njoftimit të Policisë, të mërkurën një person ka raportuar se i është thyer xhami i veturës, me ç’rast nga vetura i janë vjedhur rreth 400 lloje cigaresh elektronike, njofton Dukagjini.

“Si rezultat i veprimeve operative dhe hetimore, katër persona të dyshuar janë identifikuar dhe arrestuar nga njësitet policore në Mitrovicën e Jugut. Gjatë kontrollit, tek të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një sasi e cigareve elektronike të vjedhura. Pas procedurave të intervistimit me aktvendim të prokurorit kompetent, njërit prej të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika