Arrestohen katër policë e tre qytetarë pas përleshjes në mes vete

Siç njofton Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK), zyrtarët policorë kishin qenë jashtë detyrës zyrtare gjatë kohës kur patën një mosmarrëveshje me tre qytetarët. Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë

Janë arrestuar katër zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe tre qytetarë pas një përleshjeje fizike.

Siç njofton Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK), zyrtarët policorë kishin qenë jashtë detyrës zyrtare gjatë kohës kur patën një mosmarrëveshje me tre qytetarët.

Të dyja palët kanë pësuar lëndime trupore.

“Inspektorati Policor i Kosovës, me datë 05.07.2023, nga Policia e Kosovës ka pranuar njoftimin se katër zyrtarë policor të cilët ishin qenë jashtë detyrës zyrtare me veturë private kishin pasur një mosmarrëveshje në komunikacion në dalje të Autostradës në fshatin Mazgit me tre qytetarë të cilët kishin qenë duke drejtuar një automjet të modelit kombi. Pas mosmarrëveshjes të dy palët kanë ndalë automjetet e tyre në rrugë dhe kanë filluar një konflikt  fizik mes vete, me ç’ rast nga të dy palët kanë pësuar lëndime trupore.”, thuhet në njoftim.

Rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”, gjersa të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë.

“Hetuesit e IPK-së dhe Prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore Prishtinë, pas analizimit të rastit, rastin e kanë proceduar si vepër penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së, dhe në cilësi të dyshuarit kanë intervistuar të gjithë personat e përfshirë në rast. Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka lëshuar Aktvendim mbi ndalimin e katër policëve dhe tre qytetar për 48 orë. Veprimet tjera lidhur me këtë rast do të ndërmerren në konsultim me prokurorin e shtetit”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika