Arrestohen katër të dyshuar për “përgatitje për akte terroriste” në Islandë

Policia Islandeze ka arrestuar katër të dyshuar për "përgatitje për akte terroriste" dhe kjo ngjarje nga policia po konsiderohet si një situatë e paprecedentë

Policia Islandeze. Foto: CNN

Gjatë këtyre ditëve, policia islandeze ka njoftuar për arrestimin e katër të dyshuarve për “përgatitje për akte terroriste”. Kjo ngjarje nga policia është duke u konsideruar si një situatë e paprecedentë.

Drejtori i Komunikimit të Policisë Kombëtare të Islandës, Gunnar Hörður Garðarsson ka thënë se të dyshuarit janë rreth të 30-tave dhe se arsyeja e arrestimit ishte “në lidhje me një hetim mbi përgatitjet e planifikuara për akte terroriste”.

Hörður Garðarsson ka shtuar se “Policia islandeze ka shmangur aktet e mundshme terrori”.

“Policia nuk e konsideron publikun islandez të rrezikuar dhe niveli aktual i kërcënimit të akteve terroriste në Islandë nuk është më i lartë pasi situata është siguruar”, u shpreh Drejtori i Komunikimit të Policisë Kombëtare të Islandës.

Garðarsson ka shtuar se këto operacione dhe hetime janë të paprecedentë në Islandë dhe se bastisja është zhvilluar të mërkurën e 21 shtatorit në kryeqytetin e Islandës, Reykjavík, raporton CNN.

Sipas policisë islandeze, të dyshuarit ishin nën hetim për shkak të dyshimeve për “prodhim dhe shitje të qëllimshme të armëve të zjarrit”.

Komisioneri Kombëtar i Policisë Islandeze, Karl Steinar Valsson në një konferencë për shtyp të martën ka treguar se policia islandeze nga bastisja ka sekuestruar dhjetëra armë zjarri, duke përfshirë armë gjysmë automatike.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika