Arrestohen nëntë persona për krime lufte, dyshohet se lidhen me rastin “Grupi i Intelektualëve”

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale, kanë njoftuar se të dielën janë arrestuar nëntë serb në Zubin Potok, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer krime lufte në Kosovë. Sipas autoriteteve operacioni policor ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve”.

Operacioni “Dosja 23”. Kështu u kondua aksioni i Policisë dhe Prokurorisë Speciale, i cili rezultoi me arrestimin e nëntë personave në Komunën e Zubin Potokut.

D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R dhe D.D dyshohen për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se të arrestuarit kanë lidhje me rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve”.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar nëntë (9) persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Opercioni policor ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”

Si rrjedhojë e hetimeve, gjatë bastisjeve janë sekuestruar edhe një mori gjërash.

“Gjatë realizimit të bastisjes, janë sekuestruar këto prova material, nëntë telefona mobilë, dy libreza ushtarake, një  armë e gjatë dhe një pushkë gjuetie, fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe fishekë të pushkës së gjuetisë, katër predha, para të gatshme në shumën rreth 23,000 mijë euro, para të gatshme në shumën rreth 60,000 dinarësh serbë”.

Nëntë të arrestuarit, janë ndaluar për 48 orë.

Ndërsa, ditë më parë, kryeministri Albin Kurti, kishte njoftuar se përmes analizave të ADN-së, janë identifikuar tri viktima nga “Grupi i Intelektualëve”, të zhdukur më 19 prill 1999 nga forcat serbe.

Ato ishin konfirmuar nga mostrat e mbetjeve mortore të zhvarrosura në lokacionet e varrezave masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut, pasë gërmimeve që ishin zhvilluar që nga 28 korriku e deri më 21 gusht të këtij viti./TVDUKAGJINI

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika