Arrestohen pesë persona për shpërndarje të materialeve e keqpërdorimit seksual ndaj fëmijëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten ka arrestuar pesë persona të dyshuar për shpërndarje të materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve në Pejë, Rahovec, Malishevë dhe Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej të cilëve të mitur, nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale kanë shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe abuzimit seksual të fëmijëve, njofton Dukagjini.

Tutje bëhet e ditur se gjatë aksionit policor, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy laptopë dhe tre telefona celularë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa katër të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Pejë, Rahovec, Malishevë, Fushë Kosovë 21.05.2026 – 11:00. Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre janë të mitur të cilët përmes rrjeteve sociale kanë shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar: dy llaptop dhe tre telefona celularë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, njëri nga pesë të dyshuarit dërgohet në mbajtje për 48 orë kurse të tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika