Pesë persona janë arrestuar në Gjilan, pasi dyshohen se kanë kryer një vjedhje të rëndë në një shtëpi.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 26 prill, rreth orës 11:23, ku të dyshuarit, meshkuj kosovarë, dyshohet se kishin hyrë me forcë në shtëpinë e një qytetari dhe kishin vjedhur gjësende të ndryshme.
Policia ka bërë të ditur se të gjitha sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit.
Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.