Arrestohen pesë të dyshuar për armëmbajtje pa leje në Prishtinë brenda 24 orësh

Brenda 24 orëve të fundit janë arrestuar pesë të dyshuar në Prishtinë për armëmbajtje pa leje

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se brenda një dite janë arrestuar pesë të dyshuar për armëmbajtje pa leje. Të gjitha këto raste kanë ndodhur në Prishtinë.

Në Veterrnik, Prishtinë, është arrestuar i dyshuari, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i dytë ka ndodhur po ashtu në Veterrnik të Prishtinës. I dyshuari është arrestuar, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator dhe 24 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i tretë ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. I dyshuari është arrestuar, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar një revole. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i radhës ka ndodhur në Emshir të Prishtinës. I dyshuari është arrestuar, pasi në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri

“Njësitë policore nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole dhe një karikator. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.ng familjar ka shtënë me armë zjarri”, thuhet në raportin e PK-së.

Dhe rasti i fundit ka ndodhur në rrugën “Demir Demiri” në Prishtinë. I dyshuari është arrestuar, pasi i është gjetur dhe sekuestruar një revole me leje të skaduar me një karikator dhe 6 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika