Arrestohen shtatë persona dhe konfiskohet një armë pas përleshjes në Gjakovë

ilustrim

Shtatë persona janë arrestuar në Gjakovë pas një përleshjeje fizike mes tyre, e cila dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.

Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një armë të shkurtë, një karikator, një fishek dhe katër gëzhoja.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit pas incidentit kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit, gjashtë prej tyre janë dërguar në mbajtje. Njëri nga të dyshuarit është liruar dhe do të ndiqet në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar shtatë të dyshuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje ishin rrahur në mes vete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë e shkurtë, një karikator, një fishek dhe katër gëzhoja. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit, gjashtë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika