Arrestohen shtatë të dyshuar për përfshirje në ‘kontrabandë me emigrantë’

Me anë të një komunikate, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se shtatë të dyshuarit u arrestuan mbrëmjen e së hënës pas kontrollit në katër lokacione, dy në Fushë Kosovë dhe dy në Mitrovicë. Të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një shqiptar, një palestinez, dy sirianë, një algjerian, dy libanezë janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘kontrabanda me emigrantë’.

Me anë të një komunikate, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dyshuarit u arrestuan mbrëmjen e së hënës pas kontrollit në katër lokacione, dy në Fushë Kosovë dhe dy në Mitrovicë.

“Zyrtarë policorë nga Sektori i Hetimeve-Departamenti i Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore-Prizren, nga muaji mars 2023 kanë zhvilluar hetime ku janë aplikuar edhe masat e fshehta-teknike të hetimit ndaj disa personave nën dyshimin se të njëjtit janë të përfshirë në veprimtari penale ‘kontrabanda me emigrantë’. Mbrëmë, më 19.06.2023, disa nga të dyshuarit të cilët ishin duke u hetuar nga Departamenti i Kufirit, janë përfshirë në një rast në Prishtinë. Pas kësaj, prokurori i PTh-Prizren, në koordinim me gjykatësin e procedurës paraprake, kanë lëshuar urdhër verbal për kontrolle në katër lokacione dy në Fushë Kosovë dhe dy në Mitrovicë. Gjatë operacionit policor, janë arrestuar shtatë të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘kontrabanda me emigrantë’. Të arrestuarit janë: një palestinez, dy sirianë, një algjerian, dy libanezë dhe një shqiptar”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në komunikatë, të dyshuarit dyshohet të kenë përdorur Kosovën si vend transit.

Të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Dyshohet se personat e arrestuar kanë organizuar kontrabandën me emigrantë duke përdorur Kosovën si vend transit. Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit dhe përkthyesit ligjor dhe më pas, me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në komunikatë.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika