Arrestohen shtatë tifozë serbë, pas përleshjeve para ndeshjes kundër Anglisë në EURO 2024

Shtatë tifozë të ekipit kombëtar të Serbisë janë dërguar në mbajtje më 16 qershor, pasi ishin përfshirë në një përleshje në qytetin Gelsenkirchen në Gjermani, para ndeshjes së skuadrës së tyre kundër Anglisë në Kampionatin Evropian të futbollit, njoftoi policia

Shtatë tifozë të ekipit kombëtar të Serbisë janë dërguar në mbajtje më 16 qershor, pasi ishin përfshirë në një përleshje në qytetin Gelsenkirchen në Gjermani, para ndeshjes së skuadrës së tyre kundër Anglisë në Kampionatin Evropian të futbollit, njoftoi policia.

Një zëdhënës i policisë tha për AFP se kundër njërit prej tifozëve u ngrit padi për lëndime të rrezikshme trupore.

Hollësitë për natyrën e lëndimeve dhe për atë që ndodhi gjatë përleshjes, ende janë të paqarta, tha zëdhënësi.

Më herët, policia tha se u detyrua t’i ndajë tifozët anglezë dhe ata serbë, të cilët u përleshën mes vete para ndeshjes.

Zëdhënësi tha se asnjë tifoz anglez nuk u arrestua./Radio Evropa e Lire

Anglia e mposhti 1:0 Serbinë në ndeshjen e tyre në Grupin C, falë golit të Jude Bellingham.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, të zhvilluar më herët gjatë ditës, Danimarka dhe Sllovenia u ndanë baras 1:1.

EURO 2024 filloi të premten më 14 qershor dhe do të përfundojë me ndeshjen finale më 14 korrik.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika