Arrestohen të dyshuarit për të shtëna me armë zjarri mbrëmë në lagjen Arbëria

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë ka pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbëria në Prishtinë,lidhur me rastin në stacion policor janë paraqitur tre të dyshuarit, ku njëri prej tyre ka dorëzuar armën e tij

Policia e Kosovës/ Foto: Visar Loku

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë ka pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbëria në Prishtinë, në vendin e njohur edhe si te “Rrethi i Ismetit”.

Sipas raportit të 24 orëve të fundit, tre persona prej dy veturave në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri.

“Prishtinë/18.04.2024-19:20. Është pranuar informata për gjuajtje me armë zjarri ku dyshohet se nga dy vetura në lëvizje persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri. Lidhur me rastin në stacion policor janë paraqitur tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku njëri prej tyre ka dorëzuar armën e tij”, thuhet në raport.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në qendër të mbajtjes.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika