Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tetë persona pasi që dyshohen se janë rrahur dy grupe të rinjsh mes vete në Kllokot të premtën.

Nga kjo rrahje dy të dyshuar kanë pësuar lëndime.

Në raportin e PK-së thuhet se në mesin e të lënduarve është edhe një zyrtar policor i cili kishte tentuar t’i ndante dhe ta qetësonte situatën.

“Ka ndodhur një rrahje ndërmjet dy grupeve të rinjsh për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme. Si pasojë e rrahjes, dy  të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore. Lëndime trupore ka pësuar edhe viktima zyrtar policor jashtë detyrës, i cili kishte ndërhyrë për ta qetësuar situatën. Lidhur me rastin janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit kujdestar dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.

Tetë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.