Arrestohen tre persona në Fushë-Kosovë, ishin përleshur ndërmjet vete

Mbrëmë janë përleshur tre persona në Fushë-Kosovë, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore e që të tre janë dërguar në mbajtje

Foto ilustrim

Janë arrestuar tre persona që ishin përfshirë në një përleshje mes vete, ku si pasojë e kësaj përleshjeje dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Fushë-Kosovë në orën 20:25.

Fsh. Kuzmin, Fushë Kosovë / 20.05.2024 – 20:25. Tre meshkuj kosovarë janë arrestuar për arsye se ishin përfshirë në një përleshje ndërmjet vete. Si  pasojë e përleshjes dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika