Arrestohen tre persona në kufirin Kosovë–Maqedoni të Veriut për kontrabandë me mallra

Policia e Kosovës (Ilustrim)

Policia e Kosoves ka njoftuar se tre persona janë privuar nga liria pasi dyshohen për kontrabandë me mallra në zonën kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Rasti ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 23:00, kur zyrtarët policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri, duke vepruar sipas Planit Operativ për parandalimin, zbulimin dhe kapjen e personave që kryejnë kontrabandë përmes kufirit shtetëror, kanë ndërhyrë në zonën e fshatit Bllacë, konkretisht në vijën kufitare ndërmjet fshatit Bllacë dhe Hanit të Elezit.

Sipas njoftimit, janë privuar nga liria N.B. (27), H.B. (26) dhe E.Xh. (21), të gjithë nga fshati Bllacë.

Të dyshuarit janë kapur duke ngarkuar mall kontrabandë, i futur në mënyrë të paligjshme nga Kosova, në një automjet transportues “Mercedes Vito” me targa të Shkupit dhe në një automjet udhëtarësh “Hyundai” pa targa regjistrimi.

Policia ka bërë të ditur se automjetet dhe malli janë sekuestruar, ndërsa është njoftuar prokurori publik.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika