Arrestohen tre persona në Prishtinë, dyshohen se falsifikonin dokumente për persona në kërkim ndërkombëtar

Tre persona janë arrestuar të mërkurën në Prishtinë, në kuadër të një aksioni të realizuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, nën dyshimet për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, bastisjet janë zhvilluar në tri lokacione të ndryshme, ku janë arrestuar të dyshuarit me inicialet G.Th., E.G. dhe Sh.Sh.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të hetimeve për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Prokuroria bëri të ditur se, gjatë hetimeve, janë zbatuar masa të veçanta hetimore përmes të cilave janë siguruar prova materiale, përfshirë komunikime të zhvilluara në rrjete sociale, kontakte ndërmjet të dyshuarve, si dhe dokumente të falsifikuara të shteteve të ndryshme.

Sipas dyshimeve të deritanishme, të arrestuarit falsifikonin dokumente të ndryshme identifikimi, përfshirë letërnjoftime, patentë shoferi dhe pasaporta të disa shteteve evropiane.

Këto dokumente, sipas Prokurorisë, u siguroheshin personave që kërkoheshin me fletarrest ndërkombëtar, të cilët synonin t’i përdornin për veprimtari të kundërligjshme. Për dokumentet e falsifikuara dyshohet se paguheshin shuma deri në 15 mijë euro.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika