Arrestohen tre persona në Prizren, dyshohet se trafikuan të miturën që ishte raportuar e zhdukur
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, përfshirë një grua dhe dy burra, nën dyshimin se ata kanë kryer veprën penale të “trafikimit me njerëz”. Sipas raportit të 24-orësh të Policisë, ata dyshohet se kanë trafikuar një vajzë të mitur, e cila ishte raportuar si e zhdukur. “TRAFIKIM ME NJERËZ / Prizren / 19.03.2025 – […]
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, përfshirë një grua dhe dy burra, nën dyshimin se ata kanë kryer veprën penale të “trafikimit me njerëz”.
Sipas raportit të 24-orësh të Policisë, ata dyshohet se kanë trafikuar një vajzë të mitur, e cila ishte raportuar si e zhdukur.
“TRAFIKIM ME NJERËZ / Prizren / 19.03.2025 – 18:30. Një femër dhe dy meshkuj kosovarë janë arrestuar me dyshimin e bazuar se të njëjtit e kanë trafikuar viktimën e mitur femër kosovare, e cila ka qenë e raportuar si e zhdukur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.















