Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në fshatin Ratkoc të Rahovecit nën dyshimin se të njëjtit kishin shtënë me armë më 9 nëntor.
Siç bëhet e ditur në njoftimin, Policia ka kryer kontrolle në tri lokacione në fshatin Ratkoc ku ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të armëve, njofton Dukagjini.
Policia gjatë kontrolleve në ato lokacione ka sekuestruar: një pushkë automatike (mitraloz), tri pushkë të gjata automatike, një pushkë gjysmëautomatike, dy pushkë gjuetie, tri pistoleta për sinjalizim me zë, 967 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një thikë gjuetije, një shufër, një predhë dhe një shënjestër optike për armë.